Orban: Nuk kam frikë nga humbja

Orban: Nuk kam frikë nga humbja

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaron se nuk ka frikë nga humbja në zgjedhjet parlamentare të pranverës 2026. Në një intervistë për Matthias Döpfner, drejtor ekzekutiv i grupit mediatik gjerman Axel Springer, Orban theksoi se ka përvojën e duhur për t’u përballur me çdo skenar politik. “Kam kaluar 16 vjet në politikë si udhëheqës i opozitës. Mos kini frikë, unë di si të vazhdoj”, tha ai, duke nënvizuar se nuk shqetësohet për mbijetesën politike. Orban, i cili ka drejtuar Hungarinë për afro 20 vite – 15 prej tyre radhazi – u shpreh se mban rekord si kryeministër, por edhe si figurë kryesore e opozitës. Ndërkohë, sondazhet e fundit tregojnë se partia e tij, Fidesz, ndodhet pas formacionit opozitar Tisza, të drejtuar nga Péter Magyar. Tisza kryeson...