Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Bllokimi i qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, ambasada: Tashmë i rikthehemi punës normalisht
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, njofton se i është rikthyer normalisht punëve pas kufizimit të disa aktiviteteve të saj. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook të ambasadës thuhet se institucioni është i gatshëm t’i rikthehet aktiviteteve pas përfundimit të mbylljes së qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, teksa njofton më tej se një muaj më parë ka pritur Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming. “Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht! Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin e kaluar Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri. Drejtori Fleming u takua me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, si...