Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Veprat që lidhen me krimin kibernetik dhe terrorizmin, ministrat Lamallari e Koçiu në tryezën për Kodin e ri Penal
Në ministrinë e Drejtësisë u zhvillua tryeza e radhës konsultative për draftin e Kodi të ri Penal. Fokusi këtë radhë ishin veprat penale kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, veprat penale të terrorizmit dhe veprat penale që lidhen me krimin kibernetik. Krahas ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, e pranishme në këtë takim ishte edhe ministrja e Brendshme, Albana Koçiu. E po kështu kishte përfaqësues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe përfaqësues të Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Vetëqeverisjen Vendore. Në fjalën e...