Spiropali: Shqipëria gati për tu bashkuar me Europën, objektivi ynë është ambicioz dhe i arritshëm

Spiropali: Shqipëria gati për tu bashkuar me Europën, objektivi ynë është ambicioz dhe i arritshëm

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka pritur sot homologun e saj gjerman Johann Ëadephul, me të cilin, pas takimit kokë më kokë kanë zhvilluar edhe një konferencë për mediat. Në fjalën e saj, Spiropali shprehu mirënjohjen për Gjermaninë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE. Sot, u finalizua edhe hapja e grupkapitullit të 5 dhe të fundit. Për Spiropalin, kjo shënon mbylljen e procesin teknik të hapjes, për të vijuar negociatat për të gjithë kapitujt, të përqendruara tek reformat, zbatimi, kriteret dhe standardet në në të gjithë sektorët. “Vizita juaj Ministër, mbart një tjetër simbolikë të veçantë. Ajo përkon me një moment historik për Shqipërinë: në Bruksel, në kuadër të Konferencës së Shtatë Ndërqeveritare, pikërisht sot u hap Grupkapitulli...