Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Labubu, së shpejti në kinema. Ja si do të paraqitet
Një nga fenomenet më të mëdha të këtij viti në botën e lodrave mund të kalojë shumë shpejt në ekranin e madh. The Hollywood Reporter bëri të ditur se kompania Sony Pictures ka nënshkruar një marrëveshje për të realizuar një film të bazuar te kukullat shumë të njohura Labubu, që u bënë një mani globale. Filmi ndodhet ende në fazat e para të zhvillimit, ndërsa ende nuk është vendosur nëse projekti do të realizohet në formë animacioni. Në shumë vende, blerësit kanë pritur në radhë me orë të tëra për t’i siguruar këto kukulla, ku modeli i saktë mbetet surprizë derisa të hapet kutia. Sony Pictures njihet tashmë për produksione të suksesshme si seria “Jumanji” dhe animacioni në Netflix, “KPop Demon Hunters”.