BIRN/ “Paqja fiskale”, qeveria përgatitet të…

BIRN/ “Paqja fiskale”, qeveria përgatitet të…

Qeveria shqiptare planifikon të falë detyrimet e prapambetura të tatimpaguesve në tatime dhe dogana dhe të lidhë marrëveshje ‘paqeje’ për vetdeklarimet me anë të nismës për “Paqe fiskale” e parashikuar në ligjet financiare që shoqërojnë projektbuxhetin për vitin 2026. “Paqja fiskale” vjen me anë të dy projektligjeve, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë” dhe “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”. Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë raportimit të hënën në Komisionin e Ligjeve dhe Administratës Publike tha se procesi nuk ishte “amnisti fiskale”, por përmirësim i marrëdhënieve mes tatimpaguesve dhe administratës tatimore. “Ne nuk jemi duke ndërmarrë një amnisti fiskale, nëpërmjet paqes fiskale nuk falim asnjë përgjegjësi penale dhe nuk garantojmë askënd që...