Evakuohet fshati rumun pas një sulmi rus në Danub

Evakuohet fshati rumun pas një sulmi rus në Danub

Autoritetet rumune kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në fshatin Plauru, afër lumit Danub, që formon kufirin me Ukrainën, pasi një dron thuhet se ka goditur një anije që transportonte gaz të lëngshëm natyror në anën ukrainase të lumit. Në një deklaratë të publikuar më 17 nëntor, Ministria e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të monitorimit dhe mbikëqyrjes me radar gjithashtu kanë zbuluar dhe ndjekur objekte në hapësirën ajrore ukrainase pranë qarkut Tulkea, ku ndodhet Plauru. Në deklaratë u tha po ashtu se Inspektorati i Përgjithshëm për Situata Emergjente ishte njoftuar në lidhje me zbatimin e masave për lajmërimin e popullsisë në pjesën veriore të qarkut. Ndërkaq, Ministria tha se nuk ka pasur inkursione të paautorizuara të aeroplanëve në hapësirën ajrore rumune, por sulmet ruse...