Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali mirëpriti në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili po zhvillon një tur në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takimin bilateral, Ministri gjerman theksoi përparimin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë lidhur me reformat jetike për procesin e anëtarësimit si ato në fushën e sundimit të ligjit. Ministrja Spiropali i shprehu homologut të saj mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur politike dhe teknike, që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian. Sipas Spiropalit, Gjermania ka mbajtur gjithmonë qasje të drejtë dhe meritore ndaj procesit të zgjerimit, që e ka mbajtur gjallë procesin...