Italia dhe Kosova braktisin eksportet shqiptare, rënia më e thellë e viteve të fundit

Italia dhe Kosova braktisin eksportet shqiptare, rënia më e thellë e viteve të fundit

Eksportet e mallrave shënuan përmirësim të lehtë në tetor 2025 duke u rritur me 1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por si 10-mujor, treguesi shënoi rënie me 7%. Në këtë 10-mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 miliardë lekë, duke u ulur me 22 miliardë lekë ose 7 %. Më herët, INSTAT kishte raportuar se për  mujorin vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5% në 8-mujor. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale. Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari...