Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Opozitën nuk e beson njeri”, gazetari i njohur reagon ashpër: Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro
Gazetari Almer Toska, i ftuar në një emision televiziv, komentoi protestën e thirrur këtë të hënë nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, duke theksuar se sfida kryesore e opozitës nuk lidhet me numrin e pjesëmarrësve, por me humbjen e besimit tek demokratët dhe qytetarët. Sipas Toskës, PD vazhdon të përballet me skepticizëm të madh, pasi shumë mbështetës janë zhgënjyer nga premtimet e pambajtura. “PD ka një problem të madh me besueshmërinë. Berisha u premtoi një revolucion dhe njerëzit dolën në protestë, kam parë qytetarë të uritur dhe të paangazhuar që u bashkuan atë ditë,” tha ai, duke kujtuar protestat e mëparshme. Ai shtoi se vetë demokratët e pranojnë vështirësinë për të mobilizuar mbështetësit: “Demokratët kanë thënë në mbledhje ‘nuk na vijnë njerëzit’. Këtu çalon PD, sepse...