Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Proda reagon tek “Siguria”: Analizuam rolin tonë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Proda reagon tek “Siguria”: Analizuam rolin tonë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka qenë këtë të hënë në një seancë të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Sigurinë.  Proda, për herë të parë, ka komentuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë, një ngjarje që ka ngritur pikëpyetje në opinionin publik mbi punën e policisë.  “Ngjarja në gjykatë është një fatkeqësi. E kemi analizuar rolin tonë. Siguria brenda gjykatave u është besuar disa rojeve civile që sigurohen nga vetë gjykata. Sigurimin fizik e kryen kompania ‘Ilirian Guard’. Është ngritur një grup pune dhe besoj se do të ketë ndryshime,”- tha Proda.