Partia Demokratike protestë para Kryeministrisë, çfarë pritet të ndodhë

Partia Demokratike protestë para Kryeministrisë, çfarë pritet të ndodhë

Partia Demokratike sonte do të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë. Protesta do të nisë në orën 18:00. Protesta, sipas Sali Berishës, do të ketë tre objektiva kryesore, dorëheqjen e tre ministrave për shkak të skandaleve të javëve të fundit. Hapi final është largimi i qeverisë Rama, ku sipas Berishës përgjegjësi kryesor është vetë kryeministri.  Protesta do të pasohet nga një foltore që do të zhvillohet çdo një javë para kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga qytetarët dhe deputetët. I pyetur nga gazetarët nëse protesta para Kryeministrisë ka lidhje me thirrjen e tij nga SPAK për 21 janarin, Berisha e mohoi.  Për shkak të protestës do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”,...