Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kallëzoi Dogjanin në SPAK për një apartament: Nuk ia kam dhuruar, ka paguar 134 mijë euro! Reagimi i Demokratit
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe biznesmeni Ilirjan Çela janë paraqitur në SPAK lidhur me hetimet që ka nisur prokuroria pas kallëzimit të këtij të fundit për një apartament që i ka shitur deputetit në vitin 2006. Ilirjan Çela pretendon se Dogjani e ka paguar në total për apartamentin 128.4 metra katrorë plus garazh, 133.980 euro. Ndërkohë Dogjani nga ana tjetër thotë se ai nuk e ka paguar Çelën, por e banesën e ka përfituar si pasojë e shërbimeve juridike dhe konsulencave që i ka dhënë biznesmenit në vitin 2006, edhe pse në atë kohë nuk dispononte një licencë juridike. Ndërtuesi Çela në dalje të SPAK, ka thënë se Dogjani ka në bashkëpunim me noteren, ka bërë një kontratë të dytë false, ku thuhej se apartamenti ishte dhuruar. “Jam akuzuar disa herë nga Dogjani për çështje nga më të çuditshme që nuk kam...