Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Gabriela Pannia: Ja pse duhet të jeni të vetëdijshëm…
Nga Gabriela Pannia -Ka ca kohë që s’të kam parë. Nga ke qenë?-Kam ndenjur mënjanë, për hesapin tim.-Duke bërë?-Llogari. Duke numëruar gjithë gjërat që jeta nuk m’i ka dhënë, ato që bëri sikur do të m’i jepte, ato që m’i dha për pak kohë, duke m’i shitur si gjëra që i dëshiroja në atë çast dhe pastaj duke zbuluar pranitë e pavlera dhe çikërrimtare që ato ishin. Duke llogaritur sa kohë ka kaluar, sa ka mbetur. Duke soditur qiellin e kësaj vjeshte plot mistere, duke i bërë akuza, falënderime, pyetje, duke i rrëmbyer premtime, duke ia ngulur sytë në heshtje dhe duke derdhur ndonjë lot. Ose një buzëqeshje. Ose një shpresë.-Duket diçka shumë, shumë e trishtë. Dhe si je tani?-E vetëdijshme.-E vetëdijshme nuk është një...