“Personi më i fuqishëm në PS”/Anëtarja e PD, akuza të ashpra ndaj Ballukut: E kërcënon Ramën, ai nuk guxon ta shkarkojë

“Personi më i fuqishëm në PS”/Anëtarja e PD, akuza të ashpra ndaj Ballukut: E kërcënon Ramën, ai nuk guxon ta shkarkojë

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në një studio televizive, ka komentuar protestën e thirrur nga PD sot në orën 18:00, duke u ndalur edhe tek zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila prej javësh është marrë e pandehur nga SPAK. Kuçana tha se qytetarët nuk duhet të dalin në protestë për figura politike apo parti, por për problemet e tyre të përditshme. “Shqiptarët të mos vijnë në protestë as për Berishën, as për PD, por për hallin e tyre personal. Secilit shqiptar sot Edi Rama i ka shkuar në shtëpi duke i cenuar sigurinë dhe ekonominë,” u shpreh ajo. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama për “trenin europian”, Kuçana tha: “Në cilin vend europian kemi parë që njerëzit nuk mbyllin dot...