Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
Një gjykatë tribunale në Bangladesh ka dënuar ish-kryeministren Sheikh Hasina me vdekje për shtypjen e protestave kundër qeverisë të vitit të kaluar, raporton BBC. Hasina është dënuar në mungesë për krime të ndryshme kundër njerëzimit. Ajo jeton në syrgjynosje në Indi. Ajo u dënua bashkë me ish-ministrin e Brendshëm dhe shefin e Policisë. Ata u shpallën fajtorë për lejimin e përdorimit të dhunës vdekjeprurëse ndaj protestuesteve dhe mosparandalimin e mizorive ndaj tyre. Gjykata lexoi të gjitha akuzat para të pandehurve duke përshkruar shkallën e dhunës së aksionit të policisë. I pranishëm ishte vetëm ish-shefi i policisë, Abdullah al-Mamun. Ish-udhëheqësja mohon të gjitha akuzat e sulmit ku sipas Kombeve të Bashkuara u vranë me qindra njerëz. Hasina ishte kryeministrja më jetëgjatë në pushtet e Bangladeshit. Ajo...