Kryeministri polak e quan shpërthimin në hekurudhë “akt sabotimi”

Kryeministri polak e quan shpërthimin në hekurudhë “akt sabotimi”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se një shpërthim në një linjë të madhe hekurudhore që shfrytëzohet për të transportuar mallra ushtarake dhe ndihmë për Ukrainën, u shkaktua nga një “akt i paparë sabotimi”. Tusk shkroi në një postim në mediat sociale më 17 nëntor se shpërthimi ndodhi një ditë më parë, në një linjë që shkon nga Varshava në qytetin lindor polak të Lublinit – rreth 100 kilometra larg kufirit me Ukrainën. “Shpërthimi i binarëve hekurudhorë në linjën Varshavë-Lublin është një akt sabotimi pa precedent, i cili ka në shënjestër sigurinë e shtetit polak dhe të qytetarëve të tij”, tha Tusk, duke shtuar se hetimet janë në zhvillim e sipër. Ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth shpërthimit ose kush mund të qëndronte pas...