Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Evropa mund të ketë përjetuar verën e saj të fundit paqësore. Reagon ashpër Moska
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se vera e kaluar “mund të ketë qenë vera e fundit paqësore” për Evropën, pasi vlerësoi se një konflikt i mundshëm midis NATO-s dhe Rusisë mund të ndodhte para vitit 2029. Deklaratat provokuan një reagim të menjëhershëm nga Moska. Pistorius tha se Gjermania dhe NATO e konsideronin të mundur një sulm rus ndaj Aleancës nga viti 2029 e tutje, megjithatë, vlerësimet më të reja flasin për një përshkallëzim të mundshëm që në vitin 2028. “Disa historianë ushtarakë besojnë se ne e kemi përjetuar tashmë verën e fundit paqësore”, tha ai. Ministri gjerman theksoi se vendet e NATO-s kanë nevojë urgjente për modernizim dhe riarmatim, duke vënë në dukje se Gjermania është tashmë në një fazë përgatitjeje. Nga viti 2027, qytetarët do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore për të identifikuar rezervistët...