PD nis protestat kundër qeverisë, Berisha: Sot populli opozitar inauguron fillimin e foltores

PD nis protestat kundër qeverisë, Berisha: Sot populli opozitar inauguron fillimin e foltores

Partia Demokratike nis sot protestat kundër qeverisë për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. “Sot, populli opozitar inauguron fillimin e foltores së parlamentit parlamentaro-qytetar para ndërtesës së kryeministrisë me kërkesën e prerë dhe të vetme, dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut si hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha kreu i PD-së, Sali Berisha. Protesta para kryemnistrisë do te fillojë në orën 18:00 dhe parashikohet të zgjasë rreth 2 orë. Në këtë protestë do të flasë kryetari i PD-së, Sali Berisha, rreth 10 deputetë si dhe disa mbështetës së PD. Përveç kërkesës për dorëheqjen e Edi Ramës dhe numrit dy të qeverisë Balluku, tubimi është konceptuar si një...