“21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK

“21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK

Kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet ditën e mërkurë në datën 19 nëntor në Prokurorinë e Posaçme. Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene. Berisha u njoh sot me fletëthirrjen për në SPAK pë çështjen e “21 janarit”. Kujtojmë se në 14 nëntor Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se Berisha kishte refuzuar të firmoste dy urdhërthirrjet e datës 3 nëntor e të datës 7 nëntor për tu marrë  në pyetje nga prokurori që po heton ngjarjen. Mirëpo, këtë të hënë Berisha mohoi se SPAK i kishte dërguar fletëthirrje, përndryshe ai do të kishte dhënë deklarime. “Njoftim quhet kur një person njoftohet direkt. Nga data 3 deri sot, asnjë person s’më ka ardhur të më thotë orë dhe datë,...