Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave/ Ja sa do të përfitojnë nga shlyerja e detyrimeve tatimore dhe doganore
Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë”, i cili ka për qëllim të lehtësojë barrën financiare të tatimpaguesve dhe të stimulojë rikthimin në aktivitet të subjekteve që janë ngarkuar me borxhe të papaguara. Ky projektligj synon të ndihmojë si individët dhe bizneset, ashtu dhe administratën tatimore dhe doganore, për të ulur borxhin e akumuluar dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Pr.ligji ka mbërritur në Kuvend, ku do të shqyrtohet nga komisionet parlamentare për miratim. Ky projektligj parashikon një gamë masash lehtësuese për tatimpaguesit, duke përfshirë fshirjen e detyrimeve të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, si dhe mundësinë e shuarjes së detyrimeve të periudhave të...