Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Abuzime, afera dhe premtime të pambajtura”/ Xhixho thirrje qytetarëve për protestën e sotme: Bashkohemi të gjithë
Zv. presidentja e PL, Erisa Xhixho, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e sotme në orën 18:00. Xhixho theksoi se qytetarët duhet të protestojnë pasi sipas saj, po hartohen ligje pa transparencë, dhe në kundërshtim me vlerat shqiptare. “Sot në orën 18:00, bashkohemi të gjithë në protestë përballë Kryeministrisë! Sepse familjet dhe fëmijët e këtij vendi meritojnë politika që i mbrojnë, jo ligje të hartuara pa transparencë, pa konsultim dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë shqiptare. Sepse ekonomia e familjeve shqiptare po rrënohet përditë nga rritja e kostove bazë të jetesës, ndërsa qeveria vazhdon me abuzimet, aferat klienteliste dhe premtimet e pambajtura. Sepse demokracia është nën sulm: institucionet janë kapur, zëri i qytetarëve shpërfillet dhe vendi drejtohet përmes...