Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Atentati pranë rrethrrotullimit të Rinasit, Proda: Çështja në hetim, jemi në proces e sipër
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda në fjalën e tij në Komisionin për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme është pyetur mbi atentatin që ndodhi në rrethrrotullimin pranë Rinasit gjashtë ditë më parë. Proda deklaroi se çështja është nën hetim dhe se Policia e Shtetit është në proces e sipër. “Në lidhje me atentatin, ka vend për të analizuar. Jemi në proces e sipër, çështja është nën hetim. Europol, dhe Interpol, mentorët më të mëdhenj të policisë shqiptare. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Europol dhe Interpol. Janë 9 të ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, deklaroi Proda duke i dhënë përgjigje akuzave të artikuluara më herët nga deputeti demokrat Klevis Balliu. Ky i fundit hodhi akuza kundrejt Policisë së Shtetit ndërsa e cilësoi të pajustifikueshme...