Emrat e 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit janë miratuar sot, 17 nëntor, në Komisionin e Ligjeve. Tanimë, ata duhet të sigurojnë firmat e nevojshme të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Këta emra, si më poshtë, u bënë publikë më 3 nëntor, ku më të spikaturit janë Adriana Kalaja, Endrit Shabani, kryetar i “Nisma Thurje”, si dhe avokati Saimir Vishaj.
Lista e plotë e kandidatëve për Avokatin e Popullit
AdrianaKalaja
AranitaBrahaj
AntonKosteri
AntonLleshaj
BesimNdregjoni
DardanMustafaj
EndriPapajorgji
Endrit Shabani
FatjonaMale
GentaTafa
GertiShella
GëzimAllaraj
IsmailTafani
JolaHysaj
JulianaHoxha
LauretaRoshi
LulzimHamitaj
MirelaBiba
MyrtezaMyftari
RobertGajda
SaimirVishaj
ShkëlqimSulo
SuelaKoçibellinj
TartarBazaj
ValentinaTeodoresku
SkënderHaluci
Kujtojmë se kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar dy javë më parë se “nuk mund të mbahet më pezull zgjedhja e Avokatit të Popullit”.
“Prej 3 vitesh nuk është zgjedhur pasardhësi i Avokatit të Popullit që pas mbarimit të mandatit, ndërkohë që ligji thotë 30 ditë pas mbarimit të mandatit, nuk është bërë kjo“, tha ai.
“Qoftë në komision apo në një tryezë tjetër, të ulemi dhe ta zgjedhim”, ishte ftesa e tij drejtuar opozitës.
Vlen të theksojmë se zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend kërkon 84 vota, ndërsa Erinda Ballanca e ka ushtruar detyrën e saj përtej afateve kushtetuese. Asaj i ka mbaruar mandati që prej marsit të vitit 2022.
