“Qelitë e VIP-ve të politikës në Durrës si dhoma hoteli”- Drejtori i Burgjeve i përgjigjet deputetit të opozitës

“Qelitë e VIP-ve të politikës në Durrës si dhoma hoteli”- Drejtori i Burgjeve i përgjigjet deputetit të opozitës

Klevis Qose, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.klevis qose Gjatë prezantimit të pr.buxhetin, ai është pyetur nga deputeti i “Mundësia”, Erlad Kapri lidhur me kushtet e të politikanëve të burgosur në Durrës. Ligjvënësi i opozitës u shpre se sipas informacioneve të tij qelitë ku qëndrojnë “VIP-at e politikës”, siç i quajti ai, kanë pasur ndërhyrje dhe janë kthyer në dhoma hoteli. Erald Kapri: Kam informacion që në burgun e Durrësit ku janë VIP-at e politikës që vuajnë dënimin ka pasur ndërhyrje nga jashtë për rritje komoditeti në qelitë e tyre, janë futur ustallarë, marangozë, kuzhinierë po të doni, krevate më të mire. Kanë ndërhyrë për ta bërë si...