Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

Presidenti Donald Trump u bëri thirrje të dielën në mbrëmje republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë për publikimin e dosjeve të Jeffrey Epstein dhe të largohen nga ajo që ai e quan një “mashtrim demokrat”, duke shënuar një përmbysje të fortë nga përpjekjet e tij për të diskredituar këtë përpjekje. “Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve duhet të votojnë për publikimin e dosjeve të Epstein, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe është koha të largohemi nga ky mashtrim demokrat i kryer nga të çmendurit e së majtës radikale me qëllim që të shmangim vëmendjen nga Suksesi i Madh i Partisë Republikane, përfshirë Fitoren tonë të fundit ndaj ‘Mbylljes’ së Demokratëve”, postoi Trump në Truth Social. Sipas tij “askush nuk interesohej për Epsteinin kur ai ishte...