Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Policia në Gjermani qëllon një vajzë 12-vjeçare pasi ajo i sulmoi me thikë, e mitura në gjendje kritike
Oficerët e policisë në Gjermani qëlluan me armë një vajzë 12-vjeçare, e cila i sulmoi ata me dy thika. Ngjarja ka shkaktuar debate në Gjermani. Sipas mediave vendase, vajza e cila nuk dëgjon është në gjendje kritike. Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes në Bochum kur e mitura u raportua e zhdukur nga familja e saj, të cilët thanë se ajo kishte nevojë për ilaçe urgjente pasi ishte e sëmurë dhe nuk dëgjon. Gjatë hetimit, u zbulua se fëmija ishte me nënën e saj, e cila gjithashtu nuk dëgjon dhe kishte humbur kujdestarinë e së miturës. Policia mbërriti në shtëpinë e gruas në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe hapi derën e përparme me çelës. Ndërsa po kontrollonte apartamentin, policia u sulmua...