Berisha njoftohet për 21 janarin, ish-kryeministri do të merret në pyetje për vrasjen e katër protestuesve

Berisha njoftohet për 21 janarin, ish-kryeministri do të merret në pyetje për vrasjen e katër protestuesve

Nga SPAK, ku ka detyrimin që të paraqitet dy herë në muaj, Sali Berisha la të kuptohej se mori dijeni për fletëthirrjen për të dëshmuar për 21 janarin të premten. Në 14 nëntor Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se Berisha kishte refuzuar të firmoste dy urdhërthirrjet e datës 3 nëntor e të datës 7 nëntor për tu marrë  në pyetje nga prokurori që po heton ngjarjen. Mirëpo, këtë të hënë Berisha mohoi se SPAK i kishte dërguar fletëthirrje, përndryshe ai do të kishte dhënë deklarime. “Njoftim quhet kur një person njoftohet direkt. Nga data 3 deri sot, asnjë person s’më ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të...