Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Informaliteti godet ekonominë, 1 në 3 persona në Shqipëri punojnë ‘në të zezë’
Gjatë një viti, nga tremujori i dytë 2024 në të dytin 2025, rreth 11,8 mijë të punësuar në sektorin e biznesit u përfshinë rishtas në skemën e sigurimeve duke e çuar totalin e punonjësve me pagë zyrtare në sektorin privat në 574,120. Në fund të vitit 2018, numri i të punësuarve kontribuues në sektorin e biznesit ishte rreth 508 mijë, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2019 shënoi një ulje të lehtë në 502 mijë. Megjithatë, trendi vijoi në rritje dhe në tremujorin e tretë 2019 arriti mbi 525 mijë të punësuar. Të dhënat e fundit të vitit 2025 tregojnë se ky numër ka mbërritur në mbi 574 mijë, çka përbën një shtesë prej afro 66 mijë punonjësish krahasuar me fillimin e periudhës së...