Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U thirr të dëshmojë të Premten për ‘21 Janarin’, Berisha i bën kërkesën e papritur Spak-ut
Sali Berisha nuk do të dëshmojë askund të premten në SPAK për 21 janarin. Mësohet se, me anë të mbrojtësit të tij ligjor, Genc Gjokutaj, Berisha ka kërkuar të shtyhet marrja në pyetje në një datë tjetër, me argumentin se do të ndodhet jashtë territorit. Paradite Berisha pranoi se ia kishin dorëzuar në dorë fletëthirrjen duke shtuar se është i gatshëm të dëshmojë. Ndërkaq javën e shkuar SPAK deklaroi se ia kishte nisur dy herë fletëthirrjen, së pari në banesë e më tej në PD dhe Kuvend, por vetë Berisha tha se nuk kishte marrë asnjë ftesë zyrtarisht.