Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Metës nuk i është ndaluar asnjë takim’, Drejtori i Burgjeve: Ka 3.600 komunikime telefonike, trajtohet me dinjitet
Vitin e ardhshëm, Drejtoria e Burgjeve parashikon të realizojë seanca gjyqësore me videocall nga burgu për personat me rrezikshmëri të lartë, pa i transportuar drejt gjykatave. Drejtori Klevis Qose, teksa prezantoi buxhetin 2026 në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, iu përgjigj opozitës për pretendimet se ish-presidentit Ilir Meta i janë ndaluar takimet tek ‘313’-ta. “Nuk i është ndaluar asnjë takim z. Meta. Ka realizuar të gjitha takimet që kanë autorizimin e prokurorit. Nuk i është ndaluar asnjë komunikim telefonik. Ka 3600 komunikime telefonike. Ka pasur një incident, lidhur me një komunikim telefonik që është shfaqur në një studio. Për atë veprim institucioni i ekzekutimeve penale ‘313’ e ka shqyrtuar dhe ka vendosur një masë disiplinore për këtë veprimtari për vetë faktin që është masë arrest me burg...