“Qelitë e VIP-ave në Durrës, si hotel”, kreu i Burgjeve përplaset me opozitën: Ushqimi nga jashtë prej frikës së hakmarrjeve

“Qelitë e VIP-ave në Durrës, si hotel”, kreu i Burgjeve përplaset me opozitën: Ushqimi nga jashtë prej frikës së hakmarrjeve

Klevis Qose, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026. Gjatë prezantimit të pr.buxhetin, ai është pyetur nga deputeti i “Mundësia”, Erlad Kapri lidhur me kushtet e të politikanëve të burgosur në Durrës. Ligjvënësi i opozitës u shpre se sipas informacioneve të tij qelitë ku qëndrojnë “VIP-at e politikës”, siç i quajti ai, kanë pasur ndërhyrje dhe janë kthyer në dhoma hoteli. “Nuk mund të them që ka komoditete të mobilieve, televizor janë brenda standardeve, krevatet, dyshekët dhe pjesën tjetër të akomoduese e mbulon Drejtoria e Përgjithshme e  Burgjeve, nuk kemi tek këto kategori që thoni”, iu përgjigj ai. Ndërsa pyetjes se pse disa nga të burgosurit i marrin ushqimet nga...