Laura Esquivel: Njerëz, kujdes me fjalën…

Laura Esquivel: Njerëz, kujdes me fjalën…

Nga Laura Esquivel Sa mirë do të ishte, sikur të gjitha qeniet njerëzore të ishin të vetëdijshme se fjalët që thonë mund të shërojnë ose të sëmurin; se, te miliona njerëz, një fjalë e ëmbël krijon një valë të ngrohtë përkëdhelëse; se fjala e mirë lëshon energji, bashkon, lidh. Por çfarë ndodh kur fjala e humbet këtë rol? Kur në vend të bashkimit krijon përçarje, përplasje? Kur ajo përdoret për të shpifur, për të fyer, për të manipuluar? Kur nuk pasqyron realitetin dhe nuk mbështet të vërtetën? Ç’ndodh kur fjala “liri” do të thotë skllavëri? Kur flasim për «demokracinë» dhe instalojmë diktaturën? Kur na flitet për mbrojtjen e sovranitetit tonë dhe ne përfundojnë duke humbur edhe këmishën e trupit? Në këto raste, fjala është si...