Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bllokohen 520 ton misër në doganën e Hanit të Hotit, rrezikonte shëndetin e kafshëve
Një sasi prej 520 ton misri, e cila vinte nga Serbia, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në doganën e Hanit të Hotit. Kontrolli është pjesë e një aksioni të shtuar pas dyshimeve se misri mund të përmbajë aflatoksinë B1, një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve. Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, bëri me dije se janë marrë 21 mostra nga sasia e bllokuar, ndërsa rezultatet priten të dalin ditëve në vijim. Kontrolli i sasisë është rritur ndjeshëm për të garantuar që asnjë mall i kontaminuar të mos hyjë në zinxhirin ushqimor të vendit. “Proçedura që po ndiqet me këtë sasi misri do të jetë e rreptë, duke respektuar të gjitha standardet e sigurisë ushqimore,” – tha Haderi. Sipas tij, ky...