Dosja ‘Buka’, hetimi i SPAK ndaj Arben Ahmetajt, merren në pyetje 14 dëshmitarë

Dosja ‘Buka’, hetimi i SPAK ndaj Arben Ahmetajt, merren në pyetje 14 dëshmitarë

Prokuroria e Posaçme ka çelur një dosje të re dhe po heton një transfertë prej 3 milionë eurosh nga Shqipëria drejt Austrisë, para të cilat dyshohen se janë përfituar nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Bëhet fjalë për një transfertë të kryer nga biznesmeni Lirim Fejzullai në vitin 2014, pak kohë pas privatizimit të ndërmarrjes Buka, veprim që sipas SPAK i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit 7 miliardë lekë. “Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet”, tha prokurori Gokaj.Avokati Henrik Ligori që mbron interesat e Ahmetaj reagoi në gjykatë dhe deklaroi se prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet, nëse ka prova të reja tu paraqesë, pasi nuk mund të...