Plagosi 32-vjeçarin me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet autori! Sekuestrohet arma dhe 5 fishekë

Plagosi 32-vjeçarin me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet autori! Sekuestrohet arma dhe 5 fishekë

32-vjeçari Halit Bajraktari është arrestuar nga Policia e Dibrës pas 4 ditësh i shpallur në kërkim për plagosjen e 32-vjeçarit Alban Tançi në Bulqizë. Halit Bajraktari akuzohet për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, teksa pas një konflikti qëlloi në drejtim të Alban Tançit duke e lënë të plagosur. Sakaq, policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë si dhe 5 copë fishekë. “DVP Dibër Ndalohet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur më 13 nëntor, ku tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën autori tentoi të vriste 32-vjeçarin.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë...