“Përgjegjësitë e Ballukut sa mali i Dajtit”/ Berisha: Lubia, mashë e Ramës në aferat korruptive

“Përgjegjësitë e Ballukut sa mali i Dajtit”/ Berisha: Lubia, mashë e Ramës në aferat korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se përgjegjësitë e Belinda Ballukut në aferat korrupotive “janë të mëdha sa Mali i Dajtit”. Në konferencë me gazetarët, Berisha tha se në protestën që zhvillohet sot, kërkesa e prerë është dorëheqja e Edi Ramës dhe e Belinda Ballukut. “Ndaj unë ftoj qytetaret të paraqiten në këtë protestë. Të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme derisa të realizojmë qëllimin tonë që qytetarët të votojnë të lirë”, tha Sali Berisha. Berisha: Protesta para kryeministrisë zhvillohet me kërkesën e prerë, dorëheqjen e Ramës dhe Lubi Ballukut. Janë jo të paktë qytetarët që mendojnë se kjo protestë duhej të zhvillohej para ministrisë së Energjitikës, por jo, sepse nuk është autore kryesore Lubia, është masha e Ramës në aferën e Llogarasë, në...