Një letër që SPAK ia la në dorë atij që e sfidon dhe e përçmon rregullisht

Një letër që SPAK ia la në dorë atij që e sfidon dhe e përçmon rregullisht

Kryedemokrati “legjendar” Berisha ishte në SPAK ku morri në dorë urdhër-thirrjen për t’u paraqitur lidhur me “21 Janarin”. “Në këtë hetim më ftuan dhe unë do të vij do të dëshmoj”, u tha Berisha gazetarëve. Më herët, ai thoshte se nuk i kishtë ardhur asnjë fletëthirrje. Në një reagim nga SPAK, u tha: “Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’ në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”. Berisha u tha gaztarëve se, “çfarë ka ndodhur është hetuar, është hetim i plotë dhe i bërë vite dhe ka...