Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
SPAK kërkon ekstradimin e Ben Ahmetajt nga Zvicra
Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Lajmi u bë i ditur gjatë seancës së procesit në themel për dosjen “Buka”, ku gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës. Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre me dëme ekonomike që arrijnë 7 miliardë lekë. Seanca po vazhdon në mungesë të ish-nr. 2 të qeverisë. Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, bëri të ditur se për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie në këtë çështje dhe se masa e propozuar lidhet me një procedim tjetër. “Për këtë dosje për Ahmetaj nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt te nje procedimi tjetër.”, tha avokati. Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, lexoi kërkesën për...