Aksident në aksin Përmet-Çarçovë, 2 të plagosur

Aksident në aksin Përmet-Çarçovë, 2 të plagosur

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin shtetasin H. L., 64 vjeç, banues në Përmet. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.