POLICIA E SHTETIT
Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, për një ari të rënë në çark, në pyllin e fshatit Xhafaj, bëjmë me dije se:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë shkuar në vendin e quajtur “Thanzë”, në afërsi të fshatit Xhafaj, dhe kanë konstatuar aty, një ari të ngordhur, i kapur në këmbë nga një çark që dyshuar se është vendosur nga banorë të zonës, për të mbrojtur të mbjellat dhe bagëtitë nga kafshët e egra.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Memaliaj kanë kryer veprimet për rastin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin e shtetasit/ve përgjegjës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Policia: Ariu në Memaliaj ka ngordhur, po punojmë të zbulojmë kush e kapi në çark
