Humb jetën në punë 63-vjeçari, shpallet në kërkim administratori i subjektit në Durrës

Humb jetën në punë 63-vjeçari, shpallet në kërkim administratori i subjektit në Durrës

Një 63-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në punë pasi ra nga lartësia e një banese ku punonte. Policia bën të ditur se sot ka shpallur në kërkim administratorin e subjektit ku punonte 630vjeçari, ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për inxhinierin dhe përgjegjësin e subjektit. “Në lagjen nr. 8, Durrës, shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Durrës, i cili ka qenë duke punuar në një banesë, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe, si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për saktësimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia e Durrësit një ditë më parë. “Në vijim të informacion të dhënë dje, mbi humbjen...