Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari në portin e Durrësit, një tjetër në hetim
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit kanë vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, që dyshohet me qëllim kontrabandimi. Policia njofton se ai u kap në hyrje të Shqipërisë. “Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës arrestuan në hyrje të Shqipërisë, shtetasin A. Gj., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, dyshohet me qëllim kontrabandimin”, thuhet në njoftimin e Policisë. Po kështu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për një tjetër shtetas, i cili kishte fshehur në furgonin që...