“Sistemi i terrorit”, parandalohet skandali i ankandit me sende të Holokaustit

“Sistemi i terrorit”, parandalohet skandali i ankandit me sende të Holokaustit

Ministri i Jashtëm i Polonisë deklaroi të dielën se një ankand “fyes” i artifakteve të Holokaustit në Gjermani është anuluar, pas ankesave të të mbijetuarve. Radosław Sikorski e dha lajmin në X duke u shprehur se ai dhe homologu gjerman, Johann Wadephul, “ranë dakord se një skandal i tillë duhet parandaluar.” Kreu i diplomacisë polake falënderoi Wadepuhl për informacionin që ankandi është anuluar. Një grup të mbijetuarish të Holokaustit i kishin bërë thirrje më herët shtëpisë Felzmann të ankandeve për të anuluar shitjen e së hënës të qindra artifakteve, ku përfshiheshin letra të të burgosurve dhe shumë dokumente të tjera ku njerëzit idenfitikohen me emër. Informacioni rreth ankandit në faqen zyrtare të Auktionshaus Felzmann nuk gjendej më aty rreth mesditës të së dielës. Koleksioni me më...