Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Djali pretendon se nëna i ndërroi jetë për shkak të neglizhencës mjekësore, policia nis hetimet
Policia e Korçës ka nisur hetimet pas vdekjes së një 49-vjeçarje një ditë më parë në këtë qytet. Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës tre ditë më parë pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje. Pas trajtimit në shërbimin e urgjencës ajo u dërgua në shtëpi, megjithatë sipas familjarëve ajo sërish nuk ishte mirë. Një ditë më parë i biri dhe bashkëshorti e gjetën 49-vjeçaren të pajetë në dhomë. Djali i saj Erdiol Nano ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës duke thënë se këta të fundit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij. “Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. Nuk ishte mirë dhe tha do të shkojmë në spital....