Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie

Një oficer policie është në gjendje kritike pas një aksidenti midis automjeteve të policisë të përfshira në një autokolonë për zëvendëspresidentin JD Vance në Tennessee. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 6:11 të mbrëmjes më 14 nëntor në Maryville, Tennessee, rreth 17 milje nga qendra e Knoxville, kur një motoçikletë e policisë në Maryville dhe një SUV i Patrullës së Autostradës së Tennessee-t u përplasën. Sipas departamentit të policisë, oficeri i plagosur rëndë i identifikuar si Justin Broën, ishte pjesë e ekipit që shoqëronte numrin dy të qeverisë amerikane. Ai po ngiste motoçikletën kur u përplas me një SUV policie. Pas përplasjes, një grup qytetarësh filluan menjëherë të jepnin ndihmë dhe “luajtën një rol kritik në shpëtimin e jetës së oficerit”,...