Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shqipëria hap grupkapitullin e fundit, Rama: Moment historik! Komisionerja e zgjerimit Kos: Sukses i Shqipërisë
Shqipëria hyri këtë të hënë në një prej fazave më vendimtare të rrugëtimit evropian, duke hapur negociatat për grupkapitullin e fundit ”Bujqësia dhe Kohezioni”. Për kryeministrin Edi Rama, i cili kryesoi delegacionin shqiptar në BE, ky është një moment historik, ku Shqipëria del me krenari nga faza e parë e negociatave dhe hyn në një etapë të re me më shumë përgjegjësi. Rama: Kush do ta mendonte që do të ishim këtu sot, duke çelur të gjithë grup kapitujt, vetëm pak kohë më parë, ishte diçka që dukej e pamundur. Ishim në pikën ku po mësoheshim me sprapsjet, por unë besoj se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm dhe më të pjekur. Me atë që ishte vetëm ëndërr, pak...