Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Bizneset e instagramit me NIPT, qeveria vendos rregulla për subjektet që operojnë online
Shitjet online po rriten me ritme të shpejta në Shqipëri, por një pjesë e madhe e këtij tregu vijon të funksionojë në mënyrë informale. Për këtë arsye ministria e Financave ka ndërmarrë masa të reja, duke propozuar një projektligj që është pjesë e paketës fiskale për vitin e ardhshëm. Ky draft synon të vendosë rregulla të qarta për të gjitha faqet online që operojnë pa NIPT biznesi ose që nuk deklarojnë të ardhurat. “Vendosim për herë të parë që bizneset online të publikojnë të dhënat e tyre, si emrin tregtar, NIPT-in, adresën e aktivitetit dhe elementë të tjerë informues. Kjo është një masë që e konsiderojmë të drejtë dhe në shërbim të konsumatorit. AKEP, nëse konstaton shkelje, do të ketë të drejtën të pezullojë aktivitetin...