‘Berisha të shkojë në SPAK’, Balla: Mocioni i PD, rendi i ditës së foltores në bulevard

‘Berisha të shkojë në SPAK’, Balla: Mocioni i PD, rendi i ditës së foltores në bulevard

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla thotë se ish kryeministri Sali Berisha, duhet të shkojë në SPAK për 21 janarin. Gjatë një deklarate për mediat, Balla u shpreh se deputetët e PD sjellin kërkesa sa herë ka mbledhje të Konferencës së Kryetarëve. “Sot na u kërkua mocion me debat për buxhetin e shtetit. Historia e parlamentit, Kuvendi përfshihet në diskutimin e buxhetit dhe pakestës fiskale. Kur thua do mocion me debat për minimumin jetik, kur po diskutohet për buxhetin, kur është buxheti më i madh në histori, 1.8 miliardë euro, qeveria i ka çuar për politika të natyrës sociale. Ky është buxheti që ka parashikuar rritjen më të madhe të pensioneve në 35 vite, që ka parashikuar rritjen e pagave. Vjen dhe thua, dua...