Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Gruaja e lirë”/ Promovohet libri i ri i Helena Kadare: Ismaili nuk ka qenë kur bëra tregimet e fundit
Në këndin e përvitshëm në Panairin e Librit (që u mbyll dje), ku dikur qëndronte krah Ismailit, Helena Kadare, gruaja e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare por dhe autore vetë, e promovoi veprën e saj, teksa takimet me lexuesit i falën jo pak emocione dhe nostalgji. “Është një kënaqësi shumë e veçantë sepse një pjesë e tyre vijnë nga një kohë e largët. Ata vijnë dhe më tregojnë se ku jemi takuar”, shprehet Helena. “Gruaja e lirë” , libri i ri nga Helena Kadare, është një përmbledhje tregimesh, përfshirë disa shkrime të para viteve ‘90, për të cilat sikurse Helena tregon, iu nënshtruan një procesi të fortë autokritik, për t’ia risjellë lexuesit. Ajo thotë: “Kisha botuar dy vëllime me tregime para demokracisë dhe thashë...